Flamurtari paguan gjobën dhe i kthehen tifozët, por sërish vuan nga mungesat
Pëlqej
Flamurtari do të ketë përkrahjen e tifozëvesfidën e parë të fazës së dytë ndaj Skënderbeut. Klubi vlonjat ka vendosur të paguajë gjobën për të hapur dyert e stadiumit dhe për të rikthyer publikun në një ndeshje kaq të rëndësishme. Komisioni i Apelit uli dënimin për kuqeinjtë nga 4 në dy ndeshje pa praninë e tifozëve, dënim që filloi me sfidën ndaj Kukësit në javën e 9 të kampionatit.

Sipas rregullores nëse kalon gjysma e dënimit, gjysma tjetër mund të konvertohet në dënim financiar dhe pikërisht këtë kërkojnë të bëjnë drejtuesit e Flamurtarit, në mënyrë që supersfida e javës së 10 të luhet në praninë e tifozëve. Entuziazmi është i madh tek vlonjatët pas një faze të parë të mirë, duke qënë pranë kreut dhe me një lojë bindëse. Trajneri Shpëtim Duro duhet të bëjë llogaritë për duelin e shumë pritur me Skënderbeun pa praninë e veteranit Artim Pollozhani i cili ka plotësuar numrin e 4 kartonave të verdhë. Për një lojtar që mungon për arsye skualifikimi është një tjetër që rikthehet me grupin.

20 vjecari nga Guinea Lancinet Sidibe ka lënë pas pezullimin për shkak të kartonit të 4 të verdhë të marë ndaj Partizanit dhe është i gatshëm për trajnerin nga kryeqyteti që do të luajë ndaj skuadrës që ka drejtuar. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2017, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori