FSHF i plotëson dëshirën Vllaznisë
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit ka degjuar kërkesat e Vllaznisë dhe ka vendosur që sfidën e sotme e cila konsiderohet si “finale” mbijetese mes Teutës dhe Vllaznisë t’ia besoj një treshesh gjyqtarësh nga Malta.

Abitri kryesor do të jetë Markom Spiteri, i cili ishte gjyqtar i katërt në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Pogradecit. Asistentë të tij do të jenë Kristofer Frakalanza dhe Shahon Kalleja.

Kjo nuk është hera e parë që gjyqtarët maltez do të arbitrojnë një ndeshje në Superiore. Bashkëmpunimi me Federatën e Maltës në sektorin e gjykimi ka bërë që shpesh të kemi pasur shkëmbime të arbitrave në kampionatet respektive. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori