FSHF me dorë të hekurt: Bylis zbret në Kategorinë e Parë
Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura ditën e shtunë në stadiumin "Agush Muça" të Ballshit në ndeshjen Bylis-Laçi ka ardhur edhe reagimi i ashpër i Komisionit të Disiplinës në FSHF, njofton Portali Albeu.

Sipas vendimit, të zbardhur vetëm disa çaste më parë, mësohet se skuadra e Bylis është përjashtuar nga kampionati dhe zbret një kategori më poshtë. /albeu.com/

Vendimi:

1. Ekipi i KF “Bylis”, per deshtim ne organizimin e ndeshjes dhe permbushjen e pergjegjesive bazuar ne nenet 29, 64 dhe 65.2 te KDS, denohet me perjashtim nga kampionati dhe zbritjen nje kategori me poshte, si dhe humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF “Laci “ me rezultatit 3-0.

2. Zyrtari i KF “Bylis”, Besnik Kapllanaj, per dhune fizike ndaj zyrtareve te ndeshjes me pasoja te renda per shendetin, perjashtohet pergjithmone nga cdo aktivitet sportiv bazuar ne nenin 49.2/b te KDS.
Shtuar më 19/03/2014, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori