Gilman Lika drejt Skënderbeut
Është drejt përfundimit me një "happy end" tratativa për kalimin e Gilman Likës tek Skënderbeu për ndeshjet e Uefa Champions League. Burime të sigurta pranë klubit të Tiranës bëjnë të ditur se në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet marrëveshja midis presidentit të skuadrës kampione Ardian Takaj dhe administratorit të bardhebluve Krenar Alimehmeti.

Pas një sërë negociatash deri diku dhe të lodhshme, duket se është arritur marrëveshja që mesfushori shkodran të aktivizohet me Skënderbeun në Champions League. Ndërkohë klubi kampion i Shqipërisë ka dëtyrimin të shlyejë pagën e dy muajve, atë qershor dhe korrik, periudhë në të cilën Lika do të konsiderohet pjesë e Skënderbeut. Tirana pretendonte që përvec pagës së dy muajve, korçarët të paguanin në arkën e klubit kryeqytetas dhe një shumë rreth 10 mijë euro, si dëmshpërblim për aktivizimin e tij me fanellën bardhekuqe.

Kapiteni i Tiranës është një nga lojtarët më të lakmuar në merkaton shqiptare, pasi përvec Skënderbeut në gjurmët e tij është edhe Flamurtari, aty ku sezonin e ardhshëm pritet të aktivizohen dhe dy shokët e Gilmanit, Ilion Lika dhe Dushku, të dy ish futbollsitë të Tiranës në sezonet e fundit.

Megjithatë burimet që bënë të dituar arritjen paraprake të marrëveshjes për kalimin e Gilman Likës në korcë, nuk theksojnë se cila do të jetë e ardhmja e tij në muajin gusht, pas huazimit tek kampionët. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori