Gjici zgjedh pasuesin e Milinkoviçit
Presidenti i Kukësit, Sfate Gjici nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur pasuesin e Mladen Milinkovicit, i larguar në fund të 2017-ës për rezultatet të dobëta.

Paraditen e sotme klubi verilindor do të prezantojë si trajnerin e ri të skuadrës austriakun Peter Pacult, një emër i njohur për publikun shqiptar pasi vite më parë ësh të përfolur për të marrë madhe edhe drejtimin e Kombëtares Shqiptare. Me zyrtarizimin e trajnerin të ri, ekipi verilindor do të niset drejt Antalias për fazën përgatitore të dimrit, periudhë që do t’i shërbejë austriakut për ta njohur më mirë skuadrën, por edhe për afrimin e elementëve cilësorë, që më parë duhet të bindin në ndeshjet miqësore që do të zhvillohet në Antalia.

Aktualisht, Kukësi renditet në vendin e katërt të Superiores, me 25 pikë, pas 16 javësh kampionat./albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 09:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori