Gjoka i zhgënjyer që kundër Laçit nuk arritën të merrnin pikë
Pëlqej
Ernest Gjoka nuk e kishte menduar se ndaj Laçit, në “Loro Boriçi”, Vllaznia e tij nuk do të merrte pikë. Sipar trajnerit të kuqebluve, gabimet po ndjekin skuadrën ndeshje pas ndeshjeje

"Shumë keqardhje, sepse duhet të ishim më të qetë. Bëmë gabime dhe gabimet po na ndjekin në çdo ndeshje. Duhet të marrim maksimumin nga futbollistët që kemi, të gjejmë kurajën për t’u kthyer te rezultatet pozitive. 11-metërshi i padhënë? Ndaj Sherifit të Tiraspolit, kur drejtoja Kukësin, jam ndëshkuar nga një penallti e tillë."

Gjoka shmangu komentet mbi merkaton, duke këmnëgulur se duhet ndryshuar situata me futbollistët që ka në dispozicion.

"Futbollistët e Vllaznisë kanë cilësi, por po gabojmë shumë. Duhet të jemi më të qetë për ta bërë punën më mirë. Duhet të rregullojmë gabimet çdo javë."/albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori