Goditja e parë për Kukësin, vjen Gledi Mici (VIDEO)
Gledi Mici është blerja e parë për Kukësit në merkaton e Janarit. Kryesuesit e Superligës kanë shtuar rradhët me mbrojtësin e majtë, që ka spikatur jo pak në sezonet e fundit te Flamurtari, raporton Super-Sport.

Mici pritet të shtojë cilësinë në repartin e mbrojtjes së Kukësit që është konfirmuar nga më të mirat e kampionatit tonë dhe njëkohësisht do të shtojë më tepër rivalitetin për një bluzë titullari në skuadër. Aktualisht në pozicionin e mbrojtësit të majtë aktivizohet kapiteni Hallaçi, por me Micin as një lojtar si kapiteni nuk pritet ta ketë vendin të sigurtë.

Largimi i Micit nga Flamurtari u bë i mundur pas një marrëveshjeje që ky i fundit arriti me drejtuesit e klubit vlonjat. 23-vjeçari foli me fjalët më të mira edhe për ish klubin e tij ndërkohë që theksoi se shpreson shumë të fitojë titullin kampion me Kukësin. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2015, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori