Grupi i Bajrajve në Shkodër, dalin detaje të reja për trukimin e ndeshjeve
Policia e shtetit gjatë një operacioni, te koduar "Oazi" ka arrestuar 11 persona që bënin pjesë në grupin e Bajrajve të Shkodrës, ku 2 prej tyre janë trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portieri i Tërbuni, Fabiol Rexhepin.

Grupi kishte zgjeruar aktivitetin duke hyrë në tregun e shitblerjeve të ndeshjeve të futbollit ku me këtë detyrë dyshohet se janë ngarkuar dy sportistët e lartëpërmendur.

Përveçese, Fabiol Rexhepi dhe Armir Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër mbi ta rëndon edhe akuza e organizimit të llotarive të palejuara, ose e thënë ndryshe trukim ndeshjesh.

Gjithsesi ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori