Historike, Laçi-Bylis në finalen e Kupës
Laci-Bylis është finalja e Kupës së 61-të të Kupës së Shqipërisë. Dy skuadra bëjnë historinë, duke arritur për herë të parë në këtë fazë të kompeticionit të dytë kombëtar për nga rëndësia. Kurbinasit kanë mundur me rezultatin 2-1 Kukësin në gjysmëfinalen e kthimit (kishin barazuar 0-0 në qytetin verilindor), ndërsa Bylisi ka gjunjëzuar kampionët e vendit në fuqi me një eurogol të Julian Gërxhos (ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Korçë).

Dy skuadra të vogla në emër, por që luajnë një futboll të bukur e rezultativ, do të diskutojnë kësisoji fitimin e këtij trofeu, duke nxjerrë jashtë loje Skënderbeun dhe Kukësin me emra të spikatur të futbollit tonë, por edhe me financa të mëdha.

Dështon Skënderbeu të bëjë "bis" edhe këtë sezon, ndërsa Kukësit i mbetet ta sigurojë Europën përmes kampionatit, aty ku mban për momentin vendin e dytë. Vend të cilin nuk duhet ta lëshojnë deri në fund për ta arritur Kupat e Europës. /albeu.com/


Shtuar më 17/04/2013, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori