Ja kur luhet derbi Partizani-Tirana
Derbi i kryeqytetit ka qenë gjithmonë ndeshja kartolinë e futbollit shqiptar, asaj të cilës, pavarësisht krizës së stadiumeve kurrë nuk i kanë munguar tifozët dhe spektakli, të cilin shpeshherë e kemi krahasuar dhe me sfidat e mëdha të futbollit europian.

Por derbi i fundit i sezonit, për nga koreografia e mbi të gjitha rivaliteti do të ketë dhe një tipar të përbashkët me sfidat e mëdha të futbollit në kontinent, ai do të luhet të hënën në orën 20:45, një orar i pazakontë për futbollin shqiptar, por që përligj rëndësinë e kësaj sfide, e mbi të gjitha spektalin që ai ofron.

Një orar jo i rastësishëm në fillimin e një jave që do të jetë e nxehtë në futbollin shqiptar për shkak të derbit, dhe i nxehtë në Europë për shkak të Champions League.

Ashtu si dhe në kompeticionin e kampionëve, ku kërkohet kampionia e re me sfidat e para gjysmëfinale, ashtu dhe në Shqipëri, nëpërmjet derbit do të kërkohet kampionia e vendit, pasi vërtetë Tirana mund të jetë më pranë me Skënderbeun, por dhe Partizani nga ana e tij nuk do të dorëzohet deri sa matematika tja lejojë.

Pra me pak fjalë të hënën e derbit, në orën 20:45, përgatituni për një ndeshje të mbrëmjeve të mëdha, mes Partizanit dhe Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori