Skënderbeu ka reaguar në një komunikatë për
shtyp në “Facebook”, ku ka sqaruar procedimin disiplinor ndaj mbrojtësit
Jashanica, për kundravajtjen e “
përdorimit të substancave dopuese”.
Jashanica doli pozitiv në testet e kryera anti-doping pas ndeshjes me Young Boys.
Ja çfarë shkruan klubi korçar:
“Përmes kësaj deklarate për
shtyp, Klubi i Futbollit
Skënderbeu informon sportdashësit dhe median në lidhje me proçedimin disiplinor ndaj lojtarit tonë, Z. Bajram
Jashanica për kundravajtjen e “
përdorimit të substancave dopuese”.
Me datë 29 Shtator 2017, Bajram
Jashanica është diagnostikuar me simptoma të alergjisë akute, e cila kishte nevojë për një trajtim të menjëhershëm dhe efektiv. Në përpjesëtim me kushtet klinike të lojtarit, atij i është administruar substanca e Prednisolut, medikament i përdorur gjerësisht në trajtimin e alergjive, prej me shumë se 50 vitesh.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, stafi mjekësor kërkoi lëshimin e një autorizimi të
përdorimit të substancës prednisolone nga Komisioni i Anti-Dopingut të UEFA-s e njohur edhe si Autorizimi TUE, pasi kjo substancë ishte administruar në kushtet e urgjencës dhe në mirëbesim të plotë nga ana e lojtarit. Pavarësisht kërkesës se arsyetuar nga ana e Klubit tonë, organi administrativ i UEFA-s refuzoi lëshimin e autorizimit dhe si pasoje, ka çelur proçedure disiplinore.
Bëjmë me dije se substanca në fjalë është vetëm e ndaluar si rrjedhojë e metodës së administrimit të saj (injeksion), pasi preparate të ngjashme të administrueshme në rrugë orale (pilula) nuk konsiderohen si forma dopingu dhe veçanërisht, janë të klasifikuara në kategoritë me të ulëta të dopingut, për nga rrezikshmëria dhe efektet e tyre.
Klubi i Futbollit
Skënderbeu është i bindur në pafajësinë e plotë të Z.
Jashanica dhe do të përdorë çdo resurs të mundshëm në mbrojtjen e integritetit dhe karrierës se tij.
Faleminderit për mirëkuptimin
Zyra për
shtyp!
KF
Skënderbeu”. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2018,
ora 17:36