Jasir Asani realist, pranon se Partizani i tij është jashtë garës për titull
Pëlqej
Jasir Asani ishte i përzgjedhuri i Partizanit për të folur në konferencën për shtyp në kuadër të ndeshjes së fundjavës me Teutën. 22-vjeçari nuk mendon se Partizani ka dalë përfundimisht nga gara për titull, edhe pse diferenca me Skënderbeun është e konsiderueshme.

-Titulli kampion

Është ende faza e dytë për t’u luajtur. Është shumë shpejt për të thënë që kampionati ka mbaruar për ne, pasi jemi duke u ringjallur dhe fitoret po vijnë. Besoj se mund ta arrijmë vendin e parë, pasi për ne nuk ka mbaruar kampionati dhe të gjitha ndeshjet janë finale. Të dielën luajmë ndaj Teutës dhe do të japim të gjithë maksimumin.

-Forma në rritje

Kur erdha, ditët e para, nuk isha në formën time më të mirë dhe m’u desh pak kohë që të arrija kondicionin e duhur, por tani forma do të vijë duke u rritur. Ndihem shumë mirë dhe jam i kënaqur. Sulmuesi i Pelisterit? Kam luajtur kundër Lucas, e njoh dhe është superlojtar. Besoj se do të na bëjë punë, por tani për tani duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori