Ndiqni pamjet LIVE, mijëra studentë rrethojnë Kuvendin
Josa: Me Apoloninë, 2 pikë të humbura
Pëlqej
Mirel Josa, e ka të vështirë të besoj se skuadra e tij nuk shënoi me mundësitë që krijoi.

Barazimi 0-0 ishte rezultati që më pak pritej nga Apolonia-Skënderbeu, aq më tepër me rastet që dy ekipet prodhuan. Mirel Josa, e ka të vështirë të besoj se skuadra e tij nuk shënoi me mundësitë që krijoi dhe pika e fituar sigurisht që nuk e kënaq.

“Janë dy pikë të humbura, skuadra prodhoi shumë lojë. Rregulluam shumë lojën në pjesën e dytë por duhet të ishim më të sigurtë përpara portës në rastet që na u paraqitën. Apolonia rrezikoi në minutat e para por më pas në pjesën e mbetur të lojës arritëm të kontrollonim ndeshjen. Luajtëm mirë dhe jam i kënaqur me futbollistët, por për të qenë plotësisht të kënaqur duhet të fitosh”.

Për trajnerin e Apolonisë, Demiraj, pavarsisht rasteve të pashfrytëzuara, pika e fituar ndaj Skënderbeut duhet vlerësuar pasi u arrit ndaj Kampionëve të Shqipërisë në katër vitet e fundit.

“Ka qenë ndeshje e luftuar, ku të dyja ekipet prodhën raste. Ne kishim rastet tona dhe duhet të kishim shënuar. Megjithatë dhe barazimi na kënaq pasi luajtëm me kampionët e vendit, dhe nuk është e lehtë të marrësh pikë ndaj tyre”.
Shtuar më 15/09/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori