Kallaku: Partizani gabon me talentet
Pëlqej
I rritur në Akademinë e Partizanit dhe i rikthyer në kampionatin shqiptar pas aktivizimit te Kremoneze, Sherif Kallaku ishte lojtari i ndeshjes, pasi shënoi edhe golin e parë për Laçin në fitoren ndaj Partizanit.

“Goli fatmirësisht erdhi falë një aksioni shumë të mirë të skuadrës tonë dhe i dedikohet babait tim që është ndarë nga jeta 40 ditë më parë. Partizani me sa duket gabon shumë me talentet.

U ktheva sepse te Kremoneze më ofruan të luaja me të rinjtë dhe mendova që Shqipëria do të ishte një trampolinë e mirë.

Në Shqipëri nuk funksionojnë ekipet zinxhir, sepse nëse kjo do të ndodhte unë do të luaja te Partizani apo te Tirana dhe nuk do të ikja në Itali”, tha Kallaku. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori