Dhunë tek Ministria e Brendshme, ndërhyn FNSH
Kamza dëshiron sa më shumë tifozë për të siguruar mbijetesën, bën këtë veprim për ti gjetur
Pëlqej
Kamza e ndjen rrezikun e rënjes nga kategoria superiore dhe në transfertë ndaj Teutës do të jetë një sfidë direkte në garën për mbijetesë, edhe pse durrsakët janë shumë afër fundit.

Për te besuarit e trajnerit Ahmataj edhe një barazim është i pranueshëm në këtë ndeshje dhe për këtë arsye kërkojnë që të kenë mbështetjen e tifozëve.

"Klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje dhe ka vendosur autobusë falas. “Njoftojmë të gjithë tifozët e Kamzës se në orën 14:00, përballë Pallatit të Kulturës, nisen 3 autobusë për të mbështetur ekipin tonë të zemrës. Sa më shumë pjesëmarrje për të mbështetur ekipin tonë”, lexohet në njoftimet që janë ngjitur dje në pjesë të ndryshme të Bashkisë së Kamzës. Dhe duke parë afërsinë me Durrësin, numri i tifozëve parashikohet të jetë i konsiderueshëm. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori