Kamza mbylli një merkato rekordesh me plot 35 lëvizje
Pëlqej
Afroi 18 lojtarë dhe largoi 17 të tillë. Kjo është çmenduria e Kamzës në merkaton e verës. Klubi i rikthyer në Kategorinë Superiore bëri një merkato të fuqishme, madje me emra të njohur të kampionatit.

Në miniaturë duket si Korabi i sezonit të kaluar, me lëvizje të mëdha. E nisi merkaton me një brazilian dhe e përfundoi pikërisht me një ish-sulmues të dibranëve të rënë sezonin e fundit nga elita, raporton Panorama.

Sebino Plaku dhe Stevan Raçiç, që vetëm tri vite më parë ishin sulmuesit kryesorë të Partizanit, sot do të luftojnë te Kamza për të mbajtur mes më të mirave skuadrën në periferi të kryeqytetit. Parashikohet që buxheti i klubi kamzali të shkojë 700 milionë lekë të vjetër për këtë sezon.
Shtuar më 09/09/2017, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori