Kapiteni i Partizanit: Do ja gjejmë pikën e dobët Tiranës
Pëlqej
Në konferencën për shtyp për derbin me Tiranën, përpara gazetarëve ka qenë i pranishëm portieri dhe njëkohësisht kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha.

Sezonin e kaluar, pati probleme, çfarë ndryshimi ka me atë sezon ?

Ju e dini që unë e lashë vetë shirtin, pati keqkuptim me Moxhin. Ne tani flasim çdo gjë tani me trajnerin, drejtorin, se Moxhi më shumë nuk ishte. Është krijuar frymë e mirë, ky është ndryshimi.

Skuadra nuk është agresive ndaj palëve të treta…

Nuk ka qenë për të gjetur fajtorin. E keni parë që na është ngrënë haku. Këtë vit nuk merremi më me arbitrat. E patë në Laç që na u mohua penallti. Gjëja më e mirë është të punosh.

Partizani i këtij viti apo i derbit të fundit ?

Nuk mund ta them kush është më i fortë. Do të japim maksimumin. Po fitove një derbi je më i miri, po humbe nuk bën më.

Mesazhi për ekipin ?

Normalisht që unë dua ti motivoj, siç do bëj edhe trajneri, edhe ata që janë më të vjetër në klub. Të gjithë e njohin derbin, deri të premten kemi akoma kohë.

Thembra e akilit e Tiranës?

Çdo ekip e studiojmë, edhe Tiranën. Çdo ekip ka pika të dobta, shpresojmë tia gjëjmë edhe Tiranës.

Ju mungoj derbi kur Tirana ishte në Kategorinë e Parë ?

Është e vërtetë, është ndeshja më e bukur në kampionatin tonë. Më bëhet qejfi që është kthyer Tirana, të jetë vitrina e kampionatit. Shpresoj të ketë shumë ndeshje të tjera si derbi.

Ju ka frikë Tirana ?

Ambienti këtu është i qetë. Besoj se ata kanë më shumë presion se ne, duke ditur që kanë shumë pa fituar.

E keni menduar ndonjëherë veten me fanellën e Tiranës ?

Jam përqëndruar te Partizani dhe mendoj se do të ketë shumë vite të tjera. Po futbollit nuk i dihet.

Po Dinamo, ju mungon ?

Ka shumë që u mungojnë, si Elbasani, Besa apo Dinamo. Shpresoj të rikthehen.

Klasifikimi ?

Në gjithë këto vite derbi nuk është marrë parasysh, ne kemi frymë më të mirë .
Shtuar më 26/09/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori