"Klubi i Tomorrit ishte shumë afër transferimit të Ronaldos" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Tranferimi i Ronaldos te klubi i Juventus nga shumë persona nuk pritej kurrësesi të realizohej por ja që rezultoi e vërtetë dhe jo vetëm një thashethem merkatoje.

Por ky transferim ka ngjallur shumë reagime, në fillim ka qënë klubi italian i Romës që për të ironizuar kalimin e Ronaldos te Juventus ka shpërndarë një foto tëë Messit duke e quajtur më të mirin në botë.

Por ironia në rrjetet sociale nuk është ndalur me kaq, së fundmi edhe klubi shqiptarë K.F Tomorri ka shpërndarë një postim ku shkruante :“Ishim në bisedime me CR7, por klima në Greqi ndikoi për keq tek lojtari. Greqia mbetet akoma raciste ndaj Shqipërisë.” Suksese ne Seria A (CR7). /albeu.com/




Shtuar më 11/07/2018, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori