Klubit i mohoet e drejta e votës për kreun e FSHF-së, arsyeja qesharake
Pëlqej
Soë është një ditë e madhe dhe historike për fatet e futbollit shqiptarë, pasi zgjidhet kreu i FSHF-së. Klubet propozuan emrat e tyre, që në shumë raste u ndërruan rrugës, derisa komisioni i mandateve dha aprovimin për përfaqësuesit e 65 anëtarëve në asamblenë e sotme.

Bilisht Sporti ka çuar me vonesë dokumentacionin dhe kështu i është mohuar e drejta e votimit. Fillimisht ata do të votojnë për kreun e ri të institucionit të futbollit mes tre kandidatëve: Armand Duka, Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.

Në listën me tre emra mjafton të vendoset një shenjë në formë kryqi ose plusi, që vota të jetë e vlefshme. Pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e presidentit, do të bëhet më pas edhe zgjedhja e nëntë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për të plotësuar numrin 11 të tyre, pasi këtu përfshihet presidenti i ri dhe kryetari i shoqatës së arbitrave, i cili e ka të sigurt vendin. Bëhet fjalë për Tahir Kastratin, që do të përfaqësojë sërish arbitrat në Komitet./albeu.com/
Shtuar më 07/02/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori