Kukësi, 80 mijë euro për Vilën
Pëlqej
Kukësi kërkon Emiljano Vilën. Klubi veri-lindor ka hedhur sytë nga Kombëtarja shqiptare për të pasuruar grupin për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori i përfaqësueses kuqezi ka marrë një ofertë prej drejtuesve kuksianë, por deri më tani është herët që të flitet për një akord. Sipas "Panorama Sport", kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe lojtarit 26-vjeçar i është bërë një ofertë fillestare.

Pengesë për momentin mbetet sigurisht plani i Vilës për të ardhmen, pasi lojtari synon që të luajë jashtë dhe jo të kthehet në Shqipëri, pas tre viteve realisht të suksesshme te PAS Janina. Ai fillimisht do të shqyrtojë opsionet që do të ketë nga kampionatet e tjera dhe në rastin kur nuk do të marrë atë ofertë që ai është duke pritur, ndoshta Kukësi mund të jetë një opsion.

Vilës Janina i ofroi rinovimin e kontratës për 100 mijë euro, por mesfushori refuzoi. Mësohet se Kukësi i ka ofruar rreth 80 mijë euro, por lojtari ka kërkuar më tepër. Për futbollistin ka shfaqur interesim edhe Levski i Sofies me Debrecenin.

"Po, është e vërtetë, kam pasur disa opsione për jashtë Shqipërisë, mes të cilave është edhe FC Neftchi Baku në Azerbajxhan, por ende nuk kam vendosur. Kam pasur kontakte edhe me Kukësin, por jemi ende në bisedime", deklaroi dje lojtari për gazetën.

Në orët e vona është mësuar se për të ka shfaqur interesim edhe Flamurtari, por futbollisti kërkon afro 140 mijë euro. /albeu.com/


Shtuar më 04/08/2014, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori