Kukësi bën publik skandalin e tifozëve të Laçit, çfarë turpi!
Pëlqej
Nisi e tensionuar dhe përfundoi në mënyrën më të keqe sfida në Laç. Kukësi iu gëzua përgjysmë rikthimit te fitorja, sepse ajo që ka ndodhur mbi të gjitha në përfundim të ndeshjes kishte pak lidhje me futbollin.

Sikur të mos mjaftonin çakmakët e hedhur gjatë lojës në fushë, ku prej minutave të para u godit mbrojtësi Bujar Idrizi, ndërsa në startin e pjesës së dytë fat të njëjtë kishte edhe braziliani Kale, situata doli jashtë kontrollit në fundin e sfidës.

Sipas klubit të Kukësit, edhe mbrojtësi Albi Alla u godit me gur nga tifozeria laçiane. Fatmirësisht, 24-vjeçari nuk pësoi lëndim serioz, pavarësisht se goditja ishte në kokë.

Gjithashtu tifozët kurbinas sulmuan mbështetësit e kampionëve në fuqi, që kishin udhëtuar për të ndjekur skuadrën në këtë trasfertë. Dy grupimet goditën njëra-tjetrën me sende të forta, ndërsa tifozë nga të dy krahët pësuan lëndime.

Stafi mjekësor i Kukësit i erdhi në ndihmë edhe dy pjesëtarëve të grupimit “Armata e Veriut”, të cilët kishin marrë plagë më serioze, madje duke pësuar çarje edhe në pjesën e pasme të kokës.
Deklatar për shtyp.

Tiranë, 25 nëntor 2017.
Dënojmë ashpër dhunë në Laç , dhe arbitrimin e ndeshjes.

Klubi i Kukësit e konsideron si skandaloze dhunën e ushtruar në satdiumin e Laçit gjatë takimit të sotëm. Ndeshja nisi e tensionuar me kore massive , vuvuzela, (që janë të daluara nga rregullorja e futbollit). Sharje në kor që fyenin klubin dhe lojtarët. Gjatë ndeshjes u goditën me gurë nga tifozëria lojtarët tanë , Bujar Idrizi dhe Elton Cale, ku u dha ndihma e parë nga stafi mjekësor. Klubi vendosi vijimin e lojës edhe pse u shqyrtua alternative e që të tërhiqej ekipi nga fusha e lojës.
Pas ndeshjes , gjatë futjes së ekipit në dhomat e zhveshjes u godit me gurë lojtari , Albi Alla.

Gjithashtu janë goditur më gurë në kokë dy tifozë të Kukësit, dhe dy të tjerë janë arrestuar. Është paradoksale të ndalohen viktimat dhe jo agresorët.
Klubi disponon gjithë fotot dhe pamjet e kësaj dhune dhe do ti dërgojë në instancat përkatëse në FSHF.

Gjitashtu kontenstojë arbitirmin , ku mendojmë se rasti i penalltisë nuk ishtë i tillë, dhe se loja e e pjesës së parë bashkë me shtesën kishin përfunduar. E pafalshme ishte dhe dhënia e kartoinit të verdhe lojtarit në fjalë gjatë nxehmjes .
Të gjitha shqetësimet tona ia kemi paraqitur dhe të deleguarit të FSHF-së.

Theksojmë se nuk është hera e parë që gjatë ndeshjeve në Laç , ekipi ynë vihet përpara probelemeve të tilla që cënojnë jo vetëm rregulloren e futbollit , por rrezikojnë seriozisht jetën e lojtarve , satfit dhe tifozëve tanë.

Klubi falenderon lojtarët dhe stafin që treguan shpirt të lartë gare dhe tolerancë duke rrezikuar dhe jetën , por duke luajtur si dinjitozë dhe profesionitë.
Mirenjohje dhe për tifozët, të cilët iu gjendën pranë ekipit , duke sakrifikuar jo pak.
/Albeu.com/
Shtuar më 26/11/2017, ora 09:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori