Kukësi drejt ëndrrës për të kapur grupet, sot përballet me Qarabag
Pëlqej
Skuadra e Kukësit ditën e sotme ka një përballje historike kundër klubit të Qarabag.

Synimi i madh i skuadrës veriore është që të marrë pjesë në fazën e grupeve e Europa League dhe për të realizuar këtë duhet të eliminojë skuadrën e Agollit, Qarabag dhe kështu të kalojë raundin e dytë eliminator të Champions League.

Paraqitjet e ofruara në dy takimet ndaj Vallettas i kanë ulur disi dozat e optimizmit tek blutë, megjithatë besimi vijon të mbizotërojë tek lojtarët të cilët janë të bindur se Kukësi i ka mundësitë për të shkuar përtej këtij raundi.

Kjo sfidë mjaft e rëndësishme për Kukësin do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në stadiumin e qytetit të Shkodrës “Loro Borici”. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori