Titulli i parë
kampion në histori nuk e ka ulur aspak urinë tek Kukësi, pavarësisht startit aspak pozitiv në pjesën e parë të sezonit aktual. Një
skuadër që shfaq temperamentin e presidentit Safet Gjici, i cili vendosi të bëjë ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe dimri, duke ndryshuar timonierin, por edhe një pjesë të mirë të futbollistëve.
Austriaku Pacult i zuri vendin serbit Milinkoviç, në krye të skuadrës, Nderim Nexhipi u prezantua si drejtor sportiv, ndërkohë që janë shumë futbollistë të larguar dhe të afruar, investime
këto që në përgjithësi i bën një
skuadër, e cila synon titullin
kampion.
Kushdo në
këto momente nuk e shikon Kukësin në pozitat e duhura për të mbrojtur titullin, pasi diferenca me Skënderbeun kryesues është e madhe, plot 12 pikë. Megjithatë kushdo që e njeh presidentin e
kampionëve të vendit, e kupton që nuk heq dorë lehtë nga objektivi i vendosur, madje edhe në prezantimin e trajnerit Peter Pacult, ka theksuar se mbrojtja e titullit është objektivi, për sa kohë që matematika e lejon.
Investimet e bëra tregojnë për egon personale të presidentit, por edhe ambicien e tij për të mbajtur Kukësin në nivelet më të larta të futbollit shqiptar. Në Antalia sinjalet e para janë pozitive, me testet miqësore që kanë treguar një
skuadër të denjë për të mbajtur mbi supe statusin e kampionit, ndërkohë që kampionati do të tregojë forcën reale të Kukësit./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018,
ora 14:55