Kukësi nuk ka nevojë për Bakajn, mposht 3-2 Teutën
Pëlqej
Largimi i golashënuesit më të mirë të kampionatit për në Bjellorusi nuk po ndihet aspak të verilindorët të cilët mposhtën 3-2 Teutën në Zeqir Ymeri duke blinduar vendin e 2-të në renditje tashmë në kuotën e 42 pikëve.

Ishte një sfidë që nisi në malore për Kukësin ajo ndaj “djemëve të detit” por golit të Bilalit në të 16-tën iu përgjigjën njeriu i momentit te skuadra Peter Pacult, Sindrit Guri me një dygolësh dhe Donjet Shkodra i cili tashmë luan në pozicionin e Elis Bakajt dhe ndaj Teutës realizoi një supergol me një goditje të bukur nga distanca që përmbysi shifrat. Në mes qëndrojnë golat e shtatlartit Guri i cili në fundin e pjesës së parë barazoi shifrat ndërsa në të 66-ën i shërbyer nga braziliani Cale shënoi edhe golin e dytë personal duke mposhtur për herë të tretë Shpëtim Moçkën në këtë sfidë.

Goli i Çyrbjas në të 80-ën u duk sikur riktheu Teutën në ndeshje por vetëm kaq për durrsakët të cilët u rikthyen te humbja pas 1 fitoreje dhe 2 barazimeve në 3 javët e fundit./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori