Kukësi nuk ka të ndalur, zyrtarizon një tjetër blerje
Pëlqej
Kukësi nuk ndalet në merkato. Verilindorët krahas punës intensive që po zhvilojnë në Antalia të Turqisë,aty ku po zhvillojnë fazën mini-përgatitore të dimrit, një kujdes të veçantë po i kushtojnë dhe përforcimit të skuadrës për të përballuar ngarkesën për pjesën e mbetur të sezonit.

Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar transferimin e qëndërmbrojtësit Filip Zhderiç. 26-vjeçari ka qënë pjesë e skuadrës rumune të Gaz Metan. Kroati i është prezentuar nga drejtori sportiv i klubit verior Nderim Nexhipi dhe menaxheri Naim Halili. Zyrtarizimi është bërë një ditë para testit të radhës miqsor ndaj Fenerbaches.

Ndërkohë që pas Irakli Dzaria, Donjet Shkodras dhe Maldin Ymeraj ky është afrimi i katërt në radhët e skuadrës verilindore që tregon qartë synimet e klubit për të shkurtuar distancën me Skëndërbeun kryesues dhe objektivin për të mbrojtur titullin kampion./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori