Kukësi, prezantohet Elis Bakaj
Pëlqej
Mesfushori Elis Bakaj, blerja më e re e Kukësit është pritur me duartrokitje në daljen e tij të parë në seancën stërvitore në stadiumin "Zeqir Ymeri". Bakaj, i cili kishte udhëtuar me makinën e tij private, është bashkuar me autobusin që sjell lojtarët nga hoteli në hyrje të stadiumit. Ardhja e tij sjell shpresë tek Kukësi.

Ndërkaq, gjatë gjithë ditës klubi ka qenë në pritje të vendimit që do të marrë FIFA për lojtarin. Nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë edhe në sfidën e sotme, në rast se miratimi nga FIFA do të vijë para ndeshjes.

Vetë Bakaj është befasuar nga pritja që i është bërë në Kukës.

"Është hera e parë që vij në këtë qytet, që tashmë është me emër, për faktin se futbolli i Kukësit ka kapërcyer Shqipërinë dhe është mjaft i njohur në Europë dhe Ukrainë, ku dhe unë kam luajtur. Di që njerëzit këtu e përjetojnë shumë futbollin dhe shpresoj që dhe unë të kem zbritur me ‘këmbë të mbarë’ dhe me Vllazninë të fitojmë. Besoj se do kemi mbështetje të madhe për të harruar humbjen me Tiranën dhe të ecim të gjithë bashkë përpara drejt objektivave që ka klubi. Shpresoj të luaj sa më parë dhe të jap kontributin tim për Kukësin, që tashmë është ekipi im i ri", është shprehur Bakaj për Panorama-Sport. /albeu.com/


Shtuar më 12/03/2014, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori