Dibranët befasojnë Kukësin, e ndalin në shtëpinë e tyre
Pëlqej
Kukësi ndjen presionin e kryesuesit në Superligë, teksa është ndalur vetëm në një barazim 1-1 në sfidën ndaj Korabit. Edhe pse e nisën ndeshjen me një avantazh të konsiderueshëm pasi luanin duelin në shtëpinë e tyre (Korabi i luan në 'Zeqir Ymeri' sfidat e tyre).

Gavazaj kaloi dibranët në avantazh në minutë e 45-të, ndërkohë që reagimi i Kukësit ishte i menjëhershëm në fillimin e pjesës së dytë duke gjetur golin e barazimit me Lushtakun. Korabi mbetur me lojtar më pak që nga minuta e 50-të pas daljes me karton të kuq të Spahia-s, por kjo gjë nuk u shfrytëzua nga Kukësi.

Verlindorët mbajnë vendin e parë me 32 pikë, 3 më shumë se Skënderbeu që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.Laçi mundi 1-0 Vllazninë, ndërkohë që Luftëtari fitoi po me të njëjtën rezultat ndaj Teutës. /albeu.com/

Shtuar më 14/12/2016, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori