Rikthehet
Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e para çerekfinale të saj. Në katër stadiume të vendit u zhvilluan katër ndeshjet çerekfinale ku nuk kanë munguar golat dhe emocionet.
Kampionët e Skënderbeut kanë fituar 0-1 në Laç me gol të sulmuesit Pero Pejiç në minutën e 84. Fitore në transfertë edhe për Kukësin dhe Teutën që kanë mposhtur Bylisin dhe Lushnjën, ndërkohë kryendeshja mes Vllaznisë dhe Flamurtarit u mbyll në barazim pa gola.
Kupa e Shqipërisë, e dyta për nga rëndësia në futbollin tonë kombëtar, shërben edhe si një "vizë" europiane. Ai që
fiton këtë kompeticion merr pjesë në Kupat e Europës, një "stacion" mjaft i lakmuar nga skuadrat shqiptare. /albeu.com/
Laçi - Skenderbeu 0-1
Vllaznia - Flamurtari 0-0
Kukesi - Bylis 1-2
Lushnja - Teuta 2-4
Shtuar më 12/02/2014,
ora 16:56