Laçi mund Besën dhe ngjitet në vend të dytë
Startoi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesa e dytë e sezonit për Laçin, të cilët mundën në fushën e Peqinit, Besën me rezultatin 2-1. Skuadra e Stavri Nicës në fakt nuk e nisi mirë pasi në minutën e 24 Vucajt u ndëshkua me karton të kuq, duke i lënë të tijët me 10 lojtarë. Besa pëfiton nga kjo gjë dhe në minutën e 37 Safa shënon golin e avantazhit.

Megjithatë edhe pse në inferioritet numerik Laçi në minutat shtesë të 45 minutëshit të parë arrin të gjejë rrugën e golit me anë të E. çelas, i cili barazon lojën. Në pjesën e dytë të dyja palët kërkojnë golin e avantazhit, por Emurllai në minutën e 51 arrin të fitojë një 11 metërsh dhe Zefi nuk gabon nga pika e bardhë duke realizuar golin e avantazhit.

Gjithsesi kavajasit bëjnë të pamundurën për të barazuar por fati qëndron nga ana e Laçit që me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë të klasifikimit në kuotën e 24 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2013, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori