Nijaz
Lena drejt kampionatit suedez. Ish-kapiteni i Teutës i cili mbylli gjithcka me “Djemtë e Detit” përpara ndërrimit të viteve duket se do ta vijojë karrierën e tij në vendit skandinav. Goteborg dhe Gais janë dy skuadrat që kanë kontaktuar futbollistin për ta patur në gjirin e tyre. Bëhet fjalë për dy ekipe me peshë në futbollin suedez.
Pas lajmit të prishjes së marreveshjes me Teutën të shumta ishin skuadrat e kampionatit shqiptar që kërkuan shërbimet e mesfushorit nga Struga, por vazhdimësia e tij në Superiore cënohej nga rregullorja.
Lena ka luajtur në fillim të sezonit me Kukësin në eliminatoret e Champions League, për t’u transferuar më pas në Durres te Teuta. Rregullorja nuk lejon që një futbollist të ndryshojë 3 skuadra brenda një sezoni.
Opsioni i
vetëm është nisja e një aventure në kampionatet që fillojnë në shkurt apo mars dhe Suedia është vendi ideal për të vijuar karrieren. Ndërkohë në Shqipëri
opsioni i
vetëm mbetet rikthimi te Kukësi, që po tenton të ndryshojë përbërjen me ardhjen e trajnerit të ri Peter Pacult./albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 14:56