Lojtarët më të shtrenjtë të Superiores, kryesojnë të huajt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket se “ligjin” në Kategorinë Superiore për sa i përket lojtarëve më të shtrenjtë e bëjnë të huajt shkruan panorama.

Sipas portalit që bën përllogaritjen e kartonit të lojtarëve, “Transfermarkt”, rezulton se lojtari më i kushtueshëm është Sebastian Toro i skuadrës së Laçit kartoni i të cilit vlerësohet në shifrën e 600 mijë eurove..

Në vendin e dytë menjëherë pas tij me po të njëjtën vlerë të vlerësuar, ndodhet mbrojtësi i djathtë i Kukësit, Uilliam Kordeiro.

Ndërkohë që vendin e parë nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Kategorinë Superiore e mban 20 vjeçari i skuadrës së Partizanit, Jurgen Bardhi i cili ka një vlerë të vlerësuar prej 575 mijë eurosh.

Ndërkohë që renditjen e 10 lojtarëve më të shtrenjtë në Superiore e gjeni më poshtë.
Shtuar më 14/09/2018, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori