Luftëtari shkarkon Curbelo, zbuloni pasuesin e tij
Luftëtari emëron trajner të ri pas humbjes 2-0 me Partizanin në “Selman Stërmasi”.

Drejtuesit e klubit gjirokastrit kanë vendosur të shkarkojnë Curbelon dhe t’ia besojnë ekipin një trajneri me shumë përvojë si Hasan Lika, i cili do të nisë menjëherë përgatitijet për përballjen me Kukësin, skuadër që drejtohet nga Mladen Milinkovic, ish-trajneri i Luftëtarit.

Prezantimi i Likës do të bëhet rreth mesdites së kësaj të mërkure nga presidenti Grigor Tavo 57-vjecari kryeqytetas ka shumë përvojë në Kategroinë Superiore, pasi ka drejtuar në periudha të ndryshme kohore Partizanin, Teutën, Apoloninë apo së fundmi Kukësin. /Albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori