Luftëtari u mbyll gojën kritikëve: "Mosmirënjohës"
Pëlqej
Luftëtari ka bërë një reagim për akuzat që kanë ardhur drejt tyre për trukim ndeshjesh.

Klubi "bluzi" doli me një deklaratë ku shprehen se skuadra e tyre ka luajtur drejtë dhe se gjithmonë ka qenë kundër këtyre gjërave.

Në një pjesë të deklaratës, klubi gjirokastrit ka kërkuar që në vend të akuzave, të ketë falënderime duke qenë se deri dje, ata konsideroheshin heronj, ndërkohë që këto akuza, Luftëtari i quan mosmirënjohje.

Reagimi i plotë:

Klubi i futbollit Luftëtari ka ndjekur me interes dhe shqetësim ato çka kanë shkruar mediat duke aluduar për trukime, tolerime apo rezultate te paracaktuara. Luftëtari nuk është bërë kurrë pjesë e pazareve apo fiksimeve.

Në këtë moment delikat të skuadrës e cila nuk përmbushi pritshmëritë në debutimin e saj europian, të gjithë u sulën si hiena mbi të gjithë ata që deri pak ditë më parë ishin heronj. Kjo është mosmirënjohja e vërtetë ndaj një skuadre që dështoi në një aventurë të paprovuar më parë.

Për sa i përket çështjeve teknike është stafi teknik ai që vendos dhe merr vendimet, dhe sigurisht merr meritat ose paguan për dështimet.

Për sa i përket atyre që aludojnë për trukime dhe fshihen pas profileve false në rrjete sociale Luftëtari i fton që të paktën të falënderojnë për arritjen e skuadrës në nivele të larta në një kohë kaq të shkurtër.

Nëse do analizojmë humbjen të mos harrojmë që në ndeshjen e parë skuadra kishte mungesa titullarësh dhe një arbitrim skandaloz që mohoi gola dhe penallti për skuadrën tonë.

Për këtë klubi ka reaguar me një note proteste të dërguar në UEFA. Të gjithë atyre që mezi presin dështimin e skuadrës për të gjetur fajtorët, i ftojmë të kenë durim sepse Luftëtari është ndërtuar dhe destinuar për të qenë fitues. Faleminderit”, shkruhej në reagimin e klubit bluzi"

Shtuar më 21/07/2018, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori