Lushnja ka dhe një mision deri në fund të sezonit
Pëlqej
Lushnja do të respektojë veten deri në fund të sezonit. Edhe pse me llogtari të likujduara, trajneri i “lagunarëve”, Ilir Gjyla, pas humbjes 2-0 me Luftëtarin tha se ekipi e ka të qartë atë që duhet të bëjë deri në fund të sezonit.

“Mungesat nuk dua t’i përmend. Kishim ardhur për të luajtur futboll. Do të respektojmë deri në fund veten. Lojtarët janë stërvitur në terrene të vështira. Luftëtari është ndër skuadrat më të mira të kampionatit Shqiptar. Luajtëm hapur dhe për të fituar. Bëmë ndryshime në pjesën e dytë edhe në rreshtim, e ngritëm lojën. Aktivizuam edhe lojtarë për të ardhmen.”

Gjyla nuk ngurroi ta pranonte se më shumë se gjysma e lojtarëve aktualë të Lushnjës do të largohen në fund të sezonit.

“Të gjithë lojtarët ndoshta s’do të jenë në sezonin e ardhshëm. 50% apo më pak do të vijojnë te Lushnja në Kategorinë e Parë. Gjatë kësaj kohe do të shoh lojtarë të tjerë të rinj. Kam biseduar me presidentin dhe kryetarin e bordit, është dhënë “ok” për projektin e sezonitardhshëm. Kjo ka qenë arsyeja pse pranova detyrën. Ne kemi një fushë e bërë gati dhe mundon vetëm tapeti." përfundoi Gjyla. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2018, ora 17:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori