Mbyllet barazim pjesa e parë Besiktas - Skënderbeu, turqit tregojnë respekt të veçantë dhe falin golin (VIDEO)
Pëlqej
U mbyll me rezultatin e barabartë 1-1 sfida miqësore mes Beshiktashit dhe Skënderbeut.

Golin për Skënderbeun e ka shënuar Soue, ndërsa për Besiktasit shënoi Pektemek. Turqit në golin e Skëndërbeut treguan se në kampionatin turk nuk ka mungesë respekti.

Gjë e cila rezulton të jetë e drejtë pasi Skëndërbeu me lojtarin Soue marrshoi drejt portet i pabezdisur për të shënuar.

Beshiktashi shënoi një gol në minutën e 15-të, në momentin që Bajram Jashanica ishte i dëmtuar dhe kishte nevojë për ndihmën e mjekëve. Ekipi turk rinisi lojën nga vija anësore, në një moment që korçarët po qëndronin palëvizur për t’i ardhur në ndihmë Jashanicës.

Diçka e tillë, e detyroi trajnerin e Beshiktashit, të urdhëronte lojtarët e tij t’i falnin në këtë mënyrë një gol Skënderbeut, si shenjë e Fair-Play. /albeu.com/

Shtuar më 12/01/2018, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori