Mbyllet hetimi i Prokurorisë së Isnobruk për trukim ndeshjesh ndaj Kukësit, zbuloni vendimin
Pëlqej
Një histori e papëlqyeshme, por me fund të lumtur. Mbyllet përfundimisht me një verdikt pozitiv për Kukësin hetimi i nisur gjatë verës së kaluar nga Prokuroria e Isnobruk në Austri për trukim rezultatesh nga ana e skuadrës verilindore, më konkretisht për miqësoren e humbur 6-0 përballë Dinamos së Moskës.

Lajmi tanimë është zyrtarizuar nga nga ana e klubit të Kukësit, që ka marrë në dorëzim raportin e detajuar për 11 lojtarët dhe dy drejtuesit e ekipit, që u morën në pyetje nga policia austriake pas miqësores së humbur 6-0 me Dinamon e Moskës dhe sipas të cilit Kukësi në asnjë rast nuk del se është përfshirë në manipulim apo paravendosjen e rezultateve gjatë fazës përgatitore në Austri. Veç të tjerash, Kukësi akuzon dhe prokurorët dhe ekspertët e policisë kriminale në Vienë se kanë ushtruar presion psikologjik dhe kanë shantazhuar pjestërat e ekipit shqiptar gjatë marrjes në pyetje vetëm dy ditë para ndeshjes me Sherifin e Tiraspolit.

Kukësi pretendon madje se padia është bërë nga kundërshtarët e Kukësit për të njollosur emrin e mirë të tij, ndërkohë që klubi kampion nuk harron të kujtojë se në rrugë ligjore do të kërkojë dëmshpërblim moral dhe material për të gjithë ata që hedhin baltë mbi emrin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori