Mezani jashtëzakonisht i lumtur pas fitores, por i kërkon ekipit të qëndrojë me këmbë në tokë
Pëlqej
Gentian Mezani në njëfarë mënyrë u “hakmorr” ndaj Vllaznisë, duke e mundur në krye të Laçit, madje me përmbysje.

"Jemi të kënaqur me fitoren sidomos për faktin që erdhi me përmbysje. Kjo më gëzon akoma më shumë, sepse tregon që ekipi ka forcë dhe reagon. Shpërdorojmë dhe pësojmë në minutat e para. Vazhdojmë të jemi të pavëmendshëm në minutat e para. Duhet të punojmë më shumë në këtë aspekt. Sot duhet të gëzojmë, por duke qëndruar me këmbë në tokë, sepse kampionati është shumë i gjatë."

Kurbinasit, sipas Mezanit, nuk e kanë luksin të mendojnë për Europën, pasi duhet të shmangin ende disa probleme që janë shfaqur.

"Nuk mund të flasim për Europën, sepse jemi skuadër e re. Edhe elementët janë të rinj. Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Të japim më të mirën dhe të marrim rezultatin. Ndoshta skuadra ime ka më shumë presion në Laç dhe shprehet më mirë në transfertë." përfundoi Mezani. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2017, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori