Milinkovic pavarësisht gjithçkaje mbetet optimist për fitimin e titullit kampion
Pëlqej
Mladen Milinkovic hedh poshtë zërat për një përplasje të mundshme me menaxherin e klubit, Naim Halili. Në konferëncën për shtyp, trajneri i Kukësit foli për situatën që po kalon skuadra, duke theksuar se pavarësisht diferecës me Skënderbeun titull është ende i mundur për verilindorët.

“është absolutisht e pavërtetë që mes meje dhe Halilit ka patur kontradikta. Marrëdhënia jonë është normale dhe jam i çuditur se si dolën gjithë këto gjëra të pavërteta. Ka qenë pikërisht Halili ai që më prezantoi tek presidenti Gjici. Janë të gjitha gënjeshtra. Ne duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, jo vetëm tre takimet e radhës, në mënyrë që të mos shkëputemi në renditje dhe të mos dalim jashtë objektivit, sepse ne besojmë që titulli është ende i mundur. Ekzistojnë të gjitha mundësitë për ta shkurtuar distancën.”

Nëse misioni nuk përmbushet, Milinkovic u shpreh se i takon numrit një të klubit të marrë çdo vendim që ai e cilëson si të aryseshëm.

“Me presidentin Gjici kam një marrëdhënie shumë korrekte dhe çfarëdolloj vendimi të marrë, unë do ta respketoj. Personalisht ndihem keq për rezultatet që ka arritur ekipi, sepse është një lloj zhgënjimi dhe për presidentin, i cili na ka mbështetur gjithmonë.”

Takimi ndaj Lushnjës vjen në momentin e duhur, ku tre pikët do të ishin shumë të rëndësishme që skuadra t’u rikthehet rezultateve pozitive.

“Duam që të rikthehemi me çdo kusht te fitoret, prandaj dhe i japim një rëndësi të veçantë takimit ndaj Lushnjës. Të marrim fitoren që të kemi qetësi për takimet e ardhshme. Përsa i përket formacionit, do të ndryshojmë diçka, pasi jemi të detyruar për shkak të kartonëve të Cales, gjithashtu dhe Krkotic nuk është akoma në gjendje për të luajtur. /albeu.com/

Shtuar më 07/12/2017, ora 16:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori