Miqësorja Flamurtari - Pogon Szczecin përfundon si finalja Bayern - Manchester Utd
Flamurtari ka zhvilluar edhe miqësoren e fundit në Antalia, para se të rikthehet në Shqipëri për të vijuar me ndeshjet e Superiores. Kuqezinjtë e Duros u përballën me skuadrën polake të Pogon Szczecin, sfidë të cilën e humbën me rezultatin 1-2.

E veçanta e këtij takimi ishte se të 3 golat u shënuan brenda 5 minutave, ndërsa të parët që kaluan në avantazh, ishin vlonjatët në minutën e 82-të. Më pas polakët barazuan në të 85-tën dhe përmbysën rezultatin në të 87-ën./albeu.com/
Shtuar më 20/01/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori