Mirel Josa merr një post të ri, këtë herë në Kosovë
Pëlqej
Mirel Josa pjesë e Futboll Klub Prishtinës në Kosovë në rolin e drejtorit sportiv. Trajneri me shumë eksperiencë në futbollit shqiptar dhe presidenti i skuadrës kosovare Remzi Ejupi nënshkruan marrëveshjen njëvjecare, më synim ngritjen në një nivel më të lartë në aspektin organizativ dhe në rezultate klubin më të titullar në Kosovë.

Në një prononcim për faqen e Prishtinës, Josa theksoi se e kishte pranuar ftesën e Ejupit jo se kishte mbetur i paangazhuar në rolin e trajnerit por sepse dëshironte të bëntë dicka ndryshe jashtë Shqipërisë, raporton Supersport. Josa sqaroi më tej se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me trajnerin Arsim Thaci, por kurrsesi nuk do të ndërhyjë në punën e tij.

Nga ana tjetër presidenti i Ptishtinës Remzi Ejupi vuri theksin te përvoja e Josës në krye të skuadrave më të mira Shqiptare, në Kategorinë Superiore dhe në pjesëmarrjet në kompeticionet europiane. Ai u shpreh i bindur se 54-vjecari do ta ndihmojë Prishtinën për t’u ngjitur në vendin ku i takon.
Shtuar më 12/09/2017, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori