Muça apo Jonuz? Kukësi do një trajner "kampion"
Pëlqej
Shkëlqim Muça apo Mirsad Jonuz? Cili do të jetë trajneri i Kukësit për sezonin e ardhshëm? Presidendi Safet Gjici është në një dilemë të madhe, pasi kërkon të marrë vendimin më të mirë për skuadrën e tij, që sezonin e ardhshëm do të futet në garë me synimin kryesor titullin kampion. Emërimi i trajnerit të ri lidhte drejtpërdrejt me objektivat e verilindorëve, pasi Gjici është gati të investojë për postin e trajnerit vetëm për një qëllim madhor.

Në takimin e zhvilluar mes palëve, çështjet ekonomike kanë kaluar në plan të dytë, pasi biseda është përqendruar kryesisht në anën sportive.

Gjithçka ka mbetur e hapur për ditët në vijim, madje trajnerit maqedonas i është dhënë më shumë kohë për të njohur skuadrën që të jetë i bindur kur të pranojë sfidën për të dalë kampion.

Ndërkohë alternativa "Muça" po bëhet gjithnjë e më serioze, pavarësisht se ish-futbollisti dhe trajneri i Tironës është emëruar provizorisht pasues i Agim Canajt, pasi mban postin e Drejtorit Teknik. Afrimi i Hair Zeqirit si dhe ndonjë blerje tjetër cilësore e minutës së fundit mund ta bindin 54-vjeçarin për ta marrë përsipër drejtimin e skuadrës përgjatë gjithë sezonit. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori