Ndaj Kamzës tek Skënderbeu "trajner" u bë Gjici, kërkoi bombardimin e portës
Pëlqej
Kukësi e nisi sezonin me një fitore të vuajtur. E megjithatë, në fund pikët kanë çliruar ndjeshëm grupin nga presioni që krijoi humbja e Superkupës. Safet Gjici kishte vendosur “ultimatum” për këtë takim, ndaj çdo rezultat tjetër do cilësohej zhgënjim. Por, kjo ndeshje ishte edhe një provë për Mladen Milinkoviç.

kukesi

Trajneri ndërhyri direkt në formacion, duke lënë jashtë “yje” të skuadrës si Alijev dhe Rrumbullaku. Gazeta mëson prapaskenën midis teknikut serb dhe sulmuesit azer. Biseda mes tyre ka qenë e qetë dhe mirëkuptuese ku janë sqaruar dhe pozicionet e palëve në fushë, por edhe jashtë saj. Trajneri i ka shpjeguar lojtarit se paraqitja jo e mirë ndaj Tiranës kishte ndikuar jo vetëm te presidenti, por edhe te mediat.

Milinkoviç i ka thënë se mediat i kanë “kryqëzuar” të dy, ndaj do ishte shumë mirë që ai ta niste stoli, për të qetësuar edhe situatën. Dhe kështu ka ndodhur, por Alijev ka treguar në minutat që është futur në fushë se ai do të jetë lideri i ekipit. Aktivizimi i tij jo vetëm që i dha freski ekipit, por edhe pikët, pasi falë tij u fitua ajo penallti që u kthye në gol prej Bakajt. Kështu që “pakti” Milinkoviç-Alijev funksionoi shumë mirë, përcjell Panorama.

“Efekti” Gjici

Presidenti ka qenë më shumë se i mërzitur nga humbja e Superkupës, ndaj kishte paralajmëruar për reagim të menjëhershëm, ndryshe do të ishte ai që do të merrte masa. Gazeta zbulon se në përfundim të pjesës së parë, numri një i klubit zbriti në dhomat e zhveshjes. Ai u ka kërkuar lojtarëve që të ishin më sulmues dhe të godisnin më shumë portën.

“Djem, gjuani më tepër portën, sulmoni më shumë dhe godisni portën”, mësohet t’u ketë thënë Gjici lojtarëve. Pas kësaj fjalie të presidentit, ka ndërhyrë edhe Milinkoviç, i cili ka bërë edhe analizën e vet teknike. Por, trajneri serb nuk e ka lënë me kaq, pasi është munduar që të qetësojë edhe kreun e klubit, duke i kërkuar që të mos shqetësohej, pasi fitorja do të vinte.

Në dhomat e zhveshjeve lojtarët e Kukësit i dhanë kurajë njëri-tjetrit duke thënë se ata i kanë të gjitha mundësitë për të triumfuar dhe asnjë nuk duhet ta harronte se ky ekip është kampioni në fuqi. Dhe e gjithë kjo “terapi” ka dhënë efektet e veta, ndërsa në pjesën e dytë verilindorët hynë në fushën e lojës më të karikuar se kurrë. Ata jo vetëm që bënë diferencën, por morën edhe tri pikët e shumëdëshiruara.
Shtuar më 11/09/2017, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori