Ngjarjet e dhunës pa sojnë njëra-tjetrën në futbollin shqiptar. E djeshmja ka qenë unike, teksa është sulmuar
mjeku i një ekipi, dhe i biri, njëkohësisht mjek, është detyruar të shpëtojë babain e tij. Kanë qenë minutat e fundit të ndeshjes në Laç mes Laçit dhe Kukësit, kur futbollisti
Hoxha i Kukësit është dëmtuar dhe dy mjekët e Kukësit,
Pertef dhe
Perli Rusi, babë e bir, kanë hyrë në fushë si zakonisht për të dhënë ndihmën mjekësore.
Pas ndihmës mjekësore,
Hoxha, sipas rregullores, duhej të dilte jashtë fushës dhe ndërkohë ishte kërkuar edhe barela. Por në atë moment që
Hoxha po zhvendosej për të dalë jashtë,
mjeku Pertef Rusi u ka thënë dy personave që mbanin barelën që nuk ka nevojë, pasi ka mundësi t'ia dalë vetë.
Në atë moment, njëri nga dy personat e barelës e ka goditur
Pertef Rusin, duke e lënë pa ndjenja.
Janë dashur disa minuta për të sjellë në vete mjekun dhe këtë e ka bërë djali i tij,
Perli, i cili njëkohësisht është edhe
mjeku i ekipit kombëtar U-19. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013,
ora 16:35