Pacult i mërzitur me humbjen edhe pse dhanë maksimumin
Pëlqej
Peter Pacult humbi me Kukësin në “Zeqir Ymeri” për herë të parë që pas emërimit të tij. Trajneri austriak vlerësoi se skuadra dha maksimumin dhe e interpretoi mirë ndeshjen, por u ndëshkua nga vetëm një rast i kundërshtarit

“Më vjen keq që humbëm në këtë mënyrë, pasi ishim përgatitur të fitonim sot, por u ndëshkuam nga një rast i vetëm i kundërshtarit. Kemi punuar shumë gjatë javës, për t’u rikthyer te fitorja dhe mendoj se bëmë mirë në fushën e lojës, por kundërshtari u mbrojt me të gjitha forcat dhe nuk na la shumë hapësira. Mund të bënim edhe më mirë, por jam i bindur që sot kemi humbur pa meritë”, u shpreh Pacult

Mbrojtja e titullit duket mision i pamundur me Skënderbeun që ka 14 pikë më tepër, por tani Kukësi duhet të djersijë shumë edhe për të siguruar pjesëmarrjen në Europë.

“Që në fillim e kam thënë se Skënderbeu është shumë i shkëputur dhe do të jetë e vështirë t’i rivalizojmë. Unë kam premtuar vetëm punë për t’u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, por natyrisht që e kam pasur të qartë vështirësinë e garës me Skënderbeun. E kemi ditur që edhe gara për Europën do të jetë e vështirë, por do të synojmë fitoret, për ta siguruar sa më parë pjesëmarrjen në këto kompeticione”, tha trajneri austriak i Kukësit. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori