Pacult kërkon maksimumin e objektivave nga ekipi i tij, Kupë dhe Champions
Pëlqej
Vendi i dytë iu jep shansin që mund të luajnë në Champions, por edhe Kupa e Shqipërisë si mënyrë për të mos e mbyllur sezonin pa trofe. Peter Pacult e shikon veten si në lluks duke menduar që nuk duhet ta tolerojë gjysmëfinalen me Laçin.

"Në Kupë kemi mundësi që të dalim në finale. Luajmë kundër një ekipi të vështirë si Laçi."

Tekniku austriak ka besim te kualifikimi, ndërsa flet edhe për atë që është objektivi i ekipit në 90 minutat e para.

"Besoj që mund ta kalojmë, edhe pse Laçi është një skuadër e vështirë. Është e rëndësishme që të marrim një rezultat pozitiv."

Pacult foli edhe për pikën më të fortë në skuadër, portierin Enea Koliçi i cili tashmë e ka humbur vendin e titullarit, por sipas tij bëhet fjalët thjesht për zgjedhje teknike.

"Nuk i kuptoj pyetjet nëse ekziston një çështje Koliçi te Kukësi." përfundoi tekniku. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori