Palermo huazon uruguajanin te Vllaznia
Pëlqej
Sebastian Sosa është zyrtarisht futbollisti më ri i Vllaznisë. Klubi italian i Palermos e ka huazuar 20-vjeçarin uruguajan për një sezon te "Kuqeblutë" dhe do të jetë pikërisht Sosa ai që do të udhëheqë sulmin e Vllaznisë në sezonin e ri, që për shokdranët nis me ndeshjen ndaj Kukësit, këtë të dielë në "Loro Boriçi".

Mbrëmjen e djeshme faqja e mirënjohur italiane “Tuttomercatoweb”, shkruante se Sosa ishte praktikisht një lojtar i kuqebluve, ndërkohë që këtë të Premte, gjithçka u bë zyrtare për vetë faktin se Vllaznia e ka përfshirë talentin uruguaian në listën e lojtarëve të federeruar për sezonin e ri.

Sosa edhe pse është bërë pjesë e Palermos që në vitin 2012, deri tani nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me klubin sicilian. Sezonin e fundit ai luajti i huazuar te skuadra sllovake Senica ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Vllaznisë.

Vetë fakti që Palermo në vitin 2012 i pagoi ekipit uruguain të Cerro Largos plotë 1,6 milionë Euro, për të marrë shërbimet e 20-vjeçarit, tregon më qartë se çfarë cilësish ka ky futbollist. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori