Partizani "divorcohet" me një tjetër lojtar
Pas Edgar Çanit, klubi i Partizanit ka komunikuar mbylljen e bashkëpunimit me një tjtër lojtar.

Bëhet fjalë për 28 vjeçar, sulmuesin Besart Abdurrahimi.

Nëpërmjet postimit në faqen zyrtare, Partizani tregon se marrëveshja është ndërprerë me mirëkuptim dhe lojtari do të jetë i lirë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besart Abdurahimin. Sulmuesi 28 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Abdurahimi ishte pjesë e skuadrës nga fillimi i këtij viti dhe me fanellën e kuqe regjistroi 11 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Klubi i uron njëkohësisht Besart Abdurahimit suksese në karrierën e tij sportive.

Abdurrahimi ishte pjesë e skuadrës së kuqe nga fillimi i vitit, teksa u aktivizua 11 herë, duke shënuar 2 gola. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2018, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori