Partizani-Elbasani luhet nesër
Një ditë pas vendimit për të shtyrë ndeshjen përmbyllëse të javës së 17 të kategorisë së parë, Partizani–Elbasani, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që kjo sfidë të zhvillohet në ditën e mërkurë në ora 18:00, sërish në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".

Institucioni i futbollit shpreson që moti i keq të mos ndikojë në përkeqësimin e mëtejshëm të terrenit të stadiumit, i cili është i vetmi impiant ku tri skuadrat e kryeqytetit, Partizani, Dinamo dhe Tirana kërkojnë t’i zhvillojnë ndeshjet e fazës së dytë, pasi "Selman Stërmasi" çuditërisht i ka mbyllur dyert për futbollin.

Mungesa e terreneve të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve në Kryeqytet e bën edhe më të nevojshëm ndërtimin e një stadium të ri me sdandardet europiane, ku do të gjente strehë edhe kombëtarja kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori