Partizani: Ikën Sallaku, Demi presidenti i ri
Partizani ndryshon timonier. Presidenti Lulzim Sallaku jep dorëheqjen nga posti më i lartë drejtues i klubit të kuq. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, klubi kryeqytetas bën me dije se drejtimin e shoqërisë e merr aksionari tjetër, Gazmend Demi, i cili po ashtu si Sallaku ka 50 % të aksioneve. Të njëjtat burime zyrtare që njoftojnë largimin e Sallakut nga drejtimi i Partizanit, theksojnë se vendimi i presidentit që e ringjiti klubin në Kategorinë Superiore, erdhi për shkak të arsyeve personale.

Sallaku e mori zyrtarisht drejtimin e presidencës në mesin e kampionatit të shkuar duke konsoliduar pozitat në klubin e demave të kuq. Me ndryshimin e presidencës, pritet që të ndryshojnë gjithashtu edhe ambientet e akomodimit të skuadrës.

Pas tre javëve të para të kampionatit, Partizani ka treguar se nuk është ende një skuadër e konsoliduar plotësisht. Fitorja e transfertës së Krujës u pasua nga një humbje në Laç dhe nga një barazim në "Qemal Stafa" kundër Bylisit. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2013, ora 14:34
Ndeshja e fundit
08/03/2014, ora 15:00
Ndeshja e rradhës
Nuk ka ndeshje!
Vizito faqen e KF Partizani Tirana në Albeu
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori