Partizani, jep dorëheqjen Hasan Lika
Pas rezultatit dhe lojës zhgënjyese në derbin e djeshëm me Tiranën, tekniku Hasan Lika i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Partizanit, Gazment Demi, ndërsa ky i fundit e ka pranuar atë. Lika ka sqaruar se ky vendim është i nevojshëm për t’u hapur rrugë ideve dhe zgjidhjeve të reja në drejtimin e skuadrës që ndodhet në një moment kyç të sezonit futbollistik. Klubi e mirëkupton këtë vendimtrajnerit dhe e falenderon atë për kontributin e deritanishëm në drejtimin e skuadrës.

Tekniku tiranas do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në një pozicion tjetër të rëndësishëm në strukturat e tij.

Me pranimin e dorëheqjes së Hasan Likës, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë konsultimet për përzgjedhjen e trajnerit të ri. /albeu.com/


Shtuar më 08/02/2014, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori